Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur fituesit në konkursin e letërsisë për të rinj.
Fondi i krijimtarisë letrare, çdo vit u jep mundësinë tre autorëve të rinj të botojnë veprat e tyre të para.
Bashkë me shkrimtarin Ylljet Aliçka, shkrimtarin Bashkim Hoxha u bashkuan në ceremoni dhe nxënës të gjimnazit « Petro Nini Luarasi ».
Ditën e djeshme u ndanë dhe vlerësimet për fituesit e këtij viti të cilët janë : Ermal Lala, Andris Lleskai, Bujar Hoxhaj.
Juria e kryesuar nga Dom Gjergj Meta dhe anëtarë Blendi Salaj e Brajan Sukaj vlerësoi mes nëntë dorëshkrimet veprat e mëposhtme :
Ermal Lala për romanin « Purple 2 », shtëpia botuese Albas, me motivacionin : « Për rrjedhshmërinë e një rrëfimi që përfshin problematika shoqërore të brezit të ri ».
Andris Lleskai librin me poezi « Laku i Plakut », shtëpia botuese “Emal” me motivacionin: “Për poezi që synojnë gjetjen e shtigjeve të reja në figuracion dhe për imazhet që ndërton përmes vargjeve ».
Bujar Hoxhaj për librin me poezi « Vëllim me poezi », shtëpia botuese “Dudaj” me motivacionin: “Për poezi që prekin tematika të ndjeshme të bashkëkohësisë dhe për një varg të ndërtuar mbi themele të letërsisë dhe kulturës botërore ». A.K./TemA
Lini një Përgjigje