Po përurohet në këto momente (në RTSH) salla e re e orkestrës simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.
Në ceremoni të pranishëm personalitete të larta nga fusha e artit dhe fusha të tjera, ndër to dhe presidenti Bajram Begaj.
Salla do të mbajë emrin “Ferdinand Deda” dhe do të ketë standarde bashkëkohore pas rikonstruksionit të saj të plotë.
Orkestra Simfonike u themelua me 16 Maj të 1962. Në ceremoni foli dhe mjeshtri Zhani Ciko duke uruar suksese dhe duke shprehur besimin e tij se e ardhmja e orkestrës do të jetë dhe më e mirë. RTSH dha disa certifikata mirënjohjeje ndër to dhe për artistin Lekë Tasi të cilit ju dha certifikata nga presidenti Begaj. A.K./TemA
ngadale ngadale po ringjallen te gjitha vlerat kulturore te vendit qe Sali kerma me gjithe taborin e tij te injoranteve u perpoq ti zhdukte
Po përurohet orkestra apo salla?! Titulli thotë orkestra ndërsa artikulli thotë salla. Më me mend o gazetar sepse i keni bërë lëmsh artikujt që në gjuhën popullore do të thuhej "roma për toma".