Në Teatrin Eksperimental u vu në skenë shfaqja për fëmijë "Bëhu trim pinguin i vogël"

5 Prill 2024, 08:35Kulturë TEMA
Në Teatrin Eksperimental u vu në skenë shfaqja për

Në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” është vënë në skenë shfaqja për fëmijë “Bëhu trim pinguin i vogël”.

Në këtë shfaqje ka pasur momente të gëzueshme nga fëmijëtë që kanë mbushur sallën nga të gjithë kopshtet e Tiranës.

Në regji ishte Semela Skënderasi dhe performues kryesorë Valentina MytevelI, Erta Sina, Denis Duro dhe Semela Skënderasi.

“Bëhu trim pinguin i vogël” ka në qendër pinguinin Pip-Pip që ka frikë nga uji, të gjithë miqtë e tij kënaqen duke notuar përveç atij.

Pinguinët e tjerë qeshin me të por nëna e tij e dëgjon kur ai flet për monstrat që mund të fshihen në thellësi të detit dhe frikën e tij ndaj ujit.

Ajo gradualisht fillon ta inkurajojë që të marrë në konsideratë gjërat e bukura që deti ofron. A.K./TemA

Lini një Përgjigje