FOTOT/ Në Teatrin e Operas dhe Baletit u mbajt koncerti instrumental simfonik "Beethoven celebration"

5 Prill 2024, 08:24Kulturë TEMA
FOTOT/ Në Teatrin e Operas dhe Baletit u mbajt koncerti instrumental

Mbrëmjen e së djeshmes, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe ansamblit popullor, dashamirësit e artit dhe të kulturës ndoqën koncertin instrumental simfonik “Beethoven celebration”.

Drejtoresha e përgjithshme e Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor, Abigeila Voshtina dhe drejtori Artistik i Operës dhe i Filarmonisë, Jacopo Sipari di Pescasseroli, u ngjitë në skenë si dy artistë në violinë dhe dirigjim.

Përgjegjësja e sektorit të solistëve, Etrita Ibrahimi, interpretoi në pianoforte kurse Ettore Pagano debutoi si solist në violinçel.

« Triplo » , koncerti për piano, violinë dhe violinçel, ishte një homazh në nder të veprës së Bethovenit, me debutimin e një prej simfonive më të rëndësishme që përmban repertori i tij. A.K./TemA

Lini një Përgjigje