Muzeu Kombëtar zhvillon programin "Edukimi përmes kulturës"

5 Prill 2024, 08:41Kulturë TEMA
Muzeu Kombëtar zhvillon programin "Edukimi përmes

Në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi pardje veprimtarinë “Një orë mësimi në muze” me nxënësit e klasës së katërt të shkollës jopublike “Turgut Ozal" në Tiranë.

Nxënësit të shoqëruar dhe nga mësuesit e tyre, u njohën nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, veglat e punës, traditat, ritet e zakonet, duke vizituar pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ata morrën përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në periudhat e ndryshme apo rreth objekteve të ekspozuara në muze.


Veprimtaria me titull “Një orë mësimi në muze” i njeh nxënësit me historinë e popullit tonë duke ndikuar në rritjen e dashurisë për atdheun dhe respektin për vlerat historike të kombit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje