Me energjinë e tij të zakonshme dhe rrjedhën e tij që nxjerr nga shinat shikimin Laure Grandbesançon, producentja e “Odyssees” (podcasti më i mirë i 7-14 viteve të fundit) pranon pa frikë: “Ky është padyshim episodi im i preferuar”.
Nuk ka nevojë të pyesim pse, shton ajo: “Sepse Simon Gronowski është i jashtëzakonshëm, sepse ai ka një vitalitet, një forcë dhe një humor të pabesueshëm”.
Sepse gjithashtu ajo është e ndërgjegjshme që ka vlerë dëshmie të madhe dhe fjala e saj është shumë më rëndësishme sesa shumë veprime antisemite në Francë që janë shumuar në një të katërtën e vitit sipas një raporti të Këshillit Prezantues të institucioneve çifute të publikuar në Francë në 25 Janar.
Njësoj, një studim i realizuar në fund të vitit 2023 nga OpinionWay mes 16-24 vjeçarëve doli që vetëm 63% e dinin çfarë donte të thoshte termi “Shoah” dhe vetëm 46% ishin në gjendje të thoshin që ishte “zgjidhja përfundimtare”.
Laure Grandbesançon shkoi pra të intervistonte Simon Gronowski në Bruksel, ku jeton ky “mrekulli” i luftës së dytë botërore.
Dëshmie e marrë është shumë e rëndëishme dhe shumë mirë mund të luajë rolin e Un sac de billes (recital i Josep Joffo i 1973) për të rinjtë, apo “Ditarin e Anne Frank” (1947). Këto janë vënë në skenë në gjeneratat e hershme për kuptimin e ndjeshëm të këtij episodi të historisë tonë.
Kjo odise fillon në vitet 1930 në Bruksel ku familja Gronowski, që është arratisur nga Europa e lindjes dhe masakrat e saj, përfshin me dashuri Ita dhe Simon. Secili i kujtohen fjalët e babait kur mësoi në 1 shtator 1939 që Hitleri kishte pushtuar Poloninë: “Është e tmerrshme”. Laure Grandbesnçon merr sërish historinë në dorë për ridhënë ca fakte: pushtimi i Belgjikës në 10 Maj 1940; ndalimi i profesioneve për çifutët, detyrime nga maji 1942 për të vënë yllin e verdhë “qepur nga ime më në vend të zemrës”- thotë Simon Gronowski.
Atëherë kur përndjekja shtohet, babai i Simonit është në spital që nga 17 Marsi i 1943, Gestapo do që ti ndalojë. “Shiko Simon, ka diell, dhe ky nuk është për ne”, i thotë e motra atij së cilës i tha lamtumirë pa e ditur që nuk do e rishihte kurrë. “19 Prillin 1943, kërceva në një tren që transportonet më shumë se 1600 çifutë të deportuar, ku 263 fëmijë po deportoheshin nga qyteti i Malines në Belgjikë në Aushvic në Poloni”.
Është nëna e ekzekutuar si dhe motra, që i dhanë forcë të hipte në tren, “ime më më ka dhënë jetën dy herë, kur lind dhe kur më deportuan”- thotë sot ai. Një “Odise” intensive dhe e duhur. A.K./TemA
Lini një Përgjigje