Sot, në datën 5 Prill ora 11:00 në Hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe ansamblit popullor do të mbahet promovimi i librit të Akademikut Vasil Tole.
Ky event do të shoqërohet nga Orkestra e Ansamblit dhe pjesë do të jenë dhe mjeshtrit e sazeve Aleks Xhelili, Josif Shukallari dhe Telando Feto dhe Aurel Qirjo.
Libri titullohet “Kabatë me gërnetë dhe violinë” dhe vjen me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në promovimin e librit janë të mirëpritur të gjithë dashamirësit e muzikës dhe studiuesit e saj. Libri është botuar nga “Mediaprint”. A.K./TemA
Vaso Tole nder dhe krenari per kete njeri me vlera te larta te kombit tone. Patriot , atdhetar, profesionist, mbrojtes i trashegimise sone kulturore (Isopolifonia shqiptare -pasuri boterore ). I uroj vec arritje ne misionin e tij.
Akademik gernete po, por sa per patriot dhe atdhetar......