Arkivi Qendror Shtetëror i filmi do të prezantojë dy filma shqiptarë para publikut francez në festivalin e filmit europian L’Europe autour de l’Europe.
Kurimi i këtij programi i është besuar kineastit Roland Sejko i njohur për filmin dokumentar “Pritja” mbi vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri.
“Duel i heshtur” (Anagnosti;1967) dhe “Horizonte të hapura” (Gjika,1968) do të jenë filmat e përzgjedhur që do të shfaqen me datë 11 prill në orën 19:00 dhe 21:00 në kinemanë Studio des Ursulines.
Këto filma janë pjesë e programit THEMA: takime dhe ngjarje ku dy regjisorët shqiptarë Anagnosti dhe Gjika do prezantohen krahas dy regjisorëve të tjerë të mëdhenj të kinemasë europiane Emir Kusturica dhe Albert Serra. Filmat do jenë me titra frëngjisht.
Programi i 2 filmave shqiptarë ka në qendër figurën e heroit, një temë që do të shtjellohet nga kuratori Roland Sejko gjatë prezantimit të dy filmave në Paris: "Kinemaja shqiptare e prodhuar gjatë regjimit komunist nga viti 1953 deri në vitin 1990 është një kinema heronjsh.
Vërtet, “heroi” ose, në kuptimin e realizmit socialist, “heroi pozitiv” është në qendër të pothuajse çdo filmi, e rreth tij rrotullohen të gjithë personazhet apo ngjarjet e tjera. Sipas përkufizimit sovjetik, ky hero është modeli ideal, shembulli që të gjithë duhet të ndjekin, guri i themelit të ideologjisë dhe propagandës shqiptare: “lufta për krijimin e Njeriut të Ri”. A.K./TemA
Lini një Përgjigje