Në intervistën e dhënë me Anisa Ymerin në RTSH botuesi Bujar Hudhri, pronari i shtëpisë botuese “Onufri”, botuesi ekskluziv i Ismail Kadaresë pas viteve ’90 ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien e veçantë personale që ato kanë me njëri-tjetrin.
“E ka shumë qejf të dali, të eci në këmbë. Ai para, unë mbrapa, në ato monopatet aty. Dhe, më shprehte, më shprehte me zë fragmente e librave të ardhshëm.
“E penguara” për shembull, Pasternaku, Kukulla, shumë libra dhe ai ndoshta e donte këtë për të kuptuar si tingëllonte, ta dëgjonte veshi i tij.
Ose ja thoshte vetes, ma thoshte dhe mua, në këtë rast, dhe kjo është një gjë gati hyjnore, të jesh i pranishëm, dhe gjithmonë thoja, këtë moment e krahasoja me një pozicion ideal të botuesit.
Këto janë gjëra që ti nuk mund ti fiksosh, nuk mund ti inçizosh. Nuk mund ti ruash dot në memorien tënde. Të kishit mundësi se si lexuesi ti dëgjonte vetë këto, pa praninë time, pra, unë jam një pengesë.”- ka përfunduar Hudhri. A.K./TemA