Në RTSH botuesi i Kadaresë Bujar Hudhri ka dhënë një intervistë me Anisa Ymerin ku ndër të tjera ka theksuar dhe karakterin e veçantë të shkrimtarit.
Ai ka folur për tendencën e tij për të shikuar “me lupë” të gjithë veprën e tij.
“Kjo që ju kapët është diçka që nuk mund ta thuash për çdo autor në fakt. Kadare mund të jetë kampioni i shkrimtarëve mbase në botë i cili e rishikon veprën para se të dali pafund. Madje ne kemi pasë gjithmonë probleme se kanë koinçiduar librat e tij të rinj të dalë në panair dhe kanë dalë pothuaj ditën e fundit të panairit.
Gjithmonë pra ne e kemi pasur problemin që ti nxirrnim për lexuesit. Kadareja kurrë nuk dorëzohet, i rishikon pafund dhe sidomos unë këtë e kam ndjerë kur ne bëmë veprën në njëzet vëllime.
Ai e ka lexuar nga e para deri në fund veprën e tij. Ka bërë ndryshime vetëm të karakterit gjuhësor dhe artistik, që të mos kemi ngatërresa, të thonë ka rishikuar veprën e tij. Jo! E ka përsosur për hir të lexuesit.” – është shprehur Hudhri. A.K./TemA