Prej Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës u mbajt një aktivitet përkujtimor për autorët që kanë rënë gjatë luftës në Ukrainë.
Ky aktivitet u zhvillua në Qendrën e Artit "Agimi" dhe u shoqërua me një ekspozitë fotosh dhe një shfaqje dokumentari. I pranishëm ishte dhe kronikani i luftës Ilia Ponomarenko, i cilësuar si ukrainasi më i famshëm pas Zelenskit.
Bashkë me ambasadorë të akredituar në vendin tonë, u shfaq dokumentari i realizuar nga Mstyslav Chernov, shoqëruar me një ekspozitë fotografike, e cila i parapriu bisedës me një nga reporterët më të njohur të luftës në Ukrainë, Illia Ponomarenko.
”Lufta asnjëherë nuk fillon me shpërthime. Lufta fillon me heshtje,” thotë gazetari Chernov në hyrje të dokumentarit “20 ditë në Mariupol”, që përmbledh fillimin e sulmit rus ndaj këtij qyteti, port i rëndësishëm dhe qendër industriale ukrainase, 50 kilometra në lindje të Rusisë, pikë strategjike që lidh Ukrainën me Krimenë e pushtuar nga rusët. A.K./TemA
Lini një Përgjigje