Bujar Hudhri: Cili ishte privilegji im në lidhje me Kadarenë

6 Prill 2024, 20:06Kulturë TEMA
Bujar Hudhri: Cili ishte privilegji im në lidhje me Kadarenë

Në një intervistë me Anisa Ymerin në RTSH, botuesi i Kadaresë Bujar Hudhri ka folur dhe për fatin që ai ka pasur të jetë lexues i hershëm i Kadaresë.

"Para se të isha botuesi i tij, ose, dhe tani që jam botuesi i tij, unë jam lexuesi i Kadaresë, siç është brezi im, që unë shpesh them, ndoshta kemi qenë brezi më fatlum në raportin me letërsinë e Kadaresë, sepse ne u rritëm natyrshëm duke e thither letërsinë e Kadaresë vit pas viti, ose kur ajo botohej, pra në njëfarë mënyre ne kishim kohë që nga një libër në tjetrin të kishte një lloj pauze.

E them këtë kur krahasoj me brezin e sotëm. Ky është një mendim i ri që kam tani se më përpara unë befasohesha, thoja, si ka mundësi që nuk e kanë lexuar asnjëherë. Dhe, e kam përgjigjen.

Nëse ne pra, prisnim rradhën kur do dalë libri tjetër, brezi, ato që janë tridhjetë vjeçarë sot apo më shumë, ato kanë tani, ato kanë në një tryezë të madhe njëqind tituj nga Kadare, Është sikur në një gosti të keni, njëqind pjata dhe kjo ka qenë favori ndoshta yni që e kemi ndjekur hap pas hapi, e kemi shijuar, e kemi mësuar përmendësh, kemi mësuar paragrafet e tij, në njëfarë mënyre, unë kisha bërë një parapërgatitje të them për një botues të ardhshëm, një gjë që as mund ta mendoja sepse që as që mund të mendohej në kohën për të cilën po flasim, ku botuesi ishte vetëm shtetëror, ku kishte dy shtëpi botuese, njëra për letërsinë politike, tjetra letërsinë artistike.

Pas vitit ’90 kjo ishte një hapësirë që u mbush me botuesit, ndërkohë Kadareja kishte një botues shumë serioz, Çabejn. Ajo botonte libra shumë të bukur. Ishte model për ne në atë kohë. Ishte dhe në Paris ku dhe Kadareja jetonte dhe kisha menduar që kjo ishte një çështje e zgjidhur mes të dyve.

Ajo që unë kuptova më vonë dhe është krejt e natyrshme, nuk duhet të jesh bashkë me ato në një lagje, në një qytet. Problemi është kush është lexuesi i këtij autori. Pra, ti të jesh ndërmjetësi i tij dhe në këtë kuptim, të ishe në Shqipëri ishte një detyrim, gjë që Çabej s'ishte, Brikena të themi, kshuqë lidhja me lexuesin shqiptar u bë krejt e natyrshme.” – është shprehur Hudhri. A.K./TemA