Luiza Xhuvani vjen me pjesën e re në Teatrin Eksperimental

8 Prill 2024, 08:41Kulturë TEMA
Luiza Xhuvani vjen me pjesën e re në Teatrin Eksperimental

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen tragjikomedia “Dashuritë e presidentit”.

Ky është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendrës për Zhvillim social, mjedisor, ekonomik e kulturor “Smek”.

Kjo shfaqje do të vijë nga data 11 deri me datën 15 Prill në orën 20: 00 në arTurbina në sallën 150.

Autor i pjesës është Miro Gavran dhe vjen me regji nga Andi Begolli. Në interpretim janë Luiza Xhuvani, Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj e Greta Baci.

Menjëherë pas vdekjes së Presidentit të parë të SHBA-së George Washington, gruaja e tij Marta, fton në shtëpinë e saj, ish dashnoren e burrit.

Një përballje e fortë, plot emocion, ku dy rivalet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që do ti ndryshojë ato rrënjësisht. A.K./TemA

1 Komente

  1. 7
    777

    Pse presidentet dashurojne me rregullore te percaktuar e jo si populli? Api presidentet e kane veglen me gunga?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje