FOTOT/ Në Muzeun Marubi në Shkodër u çel ekspozita "Felice Beato dhe Adolfo Farsari: dy italianë në lindjen e largët"

8 Prill 2024, 08:11Kulturë TEMA
FOTOT/ Në Muzeun Marubi në Shkodër u çel ekspozita

Të premten e javës së kaluar është hapur në qytetin verior të Shkodrës ekspozita fotografike nga dy italianët Felice Beato dhe Adolfo Farsari.

Ekspozita titullohej “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: dy italianë në lindjen e largët”. Në ekspozitë ishin të pranishëm shumë emra nga bota e artit dhe e filmit, ndër to dhe ministri për kulturën Blendi Gonxhja.

Kjo ekspozitë u hap nën konsulencën shkencore të Rossella Menegazzo dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës.

I pranishëm në ekspozitë ishte dhe zoti Alessandro Ruggiera dhe drejtoresha e fondacionit Alinari për fotografinë zonja Claudia Baroncini. A.K./TemA

Lini një Përgjigje