Sot është ditëlindja e “Lahutës së Malcis” shkruar nga Ati françeskan Gjergj Fishta në 8 Prill 1937.
Përveçse mësues dhe atdhetar, at Gjergj Fishta ishte dhe një poet dhe satirist i jashtëzakonshëm dhe më mirë se kudo kjo shihet te kryevepra e tij “Lahuta e Malcis”.
Sigurisht, Fishta ka shkruar dhe kryevepra të tjera (Nikolejda) por asnjë nuk i afrohet “Lahutës” për nga stili dhe rrjedhshmëria e fjalës.
“Lahuta”, përpara se të jetë një kronologji dhe histori lufte është pikësëpari një vepër estetike, domethënë që duhet ti shërbejë artit në përgjithësi dhe më pas artit në veçanti.
Kjo do të thotë se “Lahuta” nuk është thjesht histori apo një histori e diçkaje. Është më së pari një manifest estetik dhe satirik. Pena e Fishtës, aq sa fshikulluese kishte në mend sa kritikën e shoqërisë ashtu dhe përmirësimin dhe pse jo transformimin e saj. A.K./TemA
Ajo qe nuk permende eshte se ishte i vetmi autor Shqiptar qe e shkruajti me 28000 fjale shqipe. "Lahuta" nuk ishte vetem kryevepra e tij por e te gjith letersise shqiptare.