DURRËSI/ Në Teatrin e Durrësit vjen komedia "1 Milion euro për dashni"

10 Prill 2024, 08:53Kulturë TEMA
DURRËSI/ Në Teatrin e Durrësit vjen komedia "1 Milion euro

“1 Milion euro për dashni : 38 ditë për të ndryshuar jetën” është premiera më e re në Teatrin e Durrësit « Aleksandër Moisiu ».

Regjia do të vijë nga Xheni Demi dhe nën interpretimin e Neritan Liçaj dhe Ketjona Pecnikaj. Asistent regjisore do jetë Valbona Ostreni.

Komedia do të vijë në data 13 dhe 14 prill në orën 19:00 nën përkthimin e Emanuela Dyrmishi dhe skenografinë e Adi Shehu.

Kjo komedi është një komedi që duhet të pritet mirë nga publiku në qytetin bregdetar të Durrësit pasi ka marrë çmimin kombëtar të dramaturgjisë Achille Campanile. A.K./TemA

Lini një Përgjigje