Peter Stamm vjen në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

10 Prill 2024, 09:01Kulturë TEMA
Peter Stamm vjen në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u mbajt një aktivitet me shkrimtarin e njohur zvicerian Peter Stamm. Ai ishte në një takim me lexuesit e tij shqiptarë në mjediset e QKLL.

Stamm, Stamm në një bashkëbisedim me përkthyesen e tij në shqip, Anna Kove foli mbi dy romanet "Agnesa" dhe "Shpërfillja e ëmbël e botës" të botuara nga "Aleph".

Gjatë takimit nuk munguan as leximet nga vetë autori, përkthyesja dhe moderatorja Luela Myftari, po ashtu edhe qëndrimet kritike dhe interpretive nga Prof. Anila Mullahi. E pranishme në aktivitet ishte dhe ambasadorja e Zvicrës në Tiranë znj. Ruth Huber.

‘Prania e nje shkrimtari kaq të njohur e të suksesshëm është një pasurim i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe midis Zvicrës dhe Shqipërisë' – Ambasadorja Huber.

Peter Stamm do të vazhdojë takimet e tij në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, në hapësira të tjera të librit dhe leximit. A.K./TemA

1 Komente

  1. D
    Diktatura nuk ka brire!

    Nuk na duhen reklamat e librave qe duhen shitur,por botoni sa me shume pervoje nga bota qe edukojne femijet qe te lexojne rregullisht librat,qe te mos u mungojne kurre si ushqim shpirteror,duke i shkeputur sa me shume nga vidiot me dhune e porno qe shohin tere kohfn me celular! Nje pervoje te tille fantastike e kam pare te funksionoje ne shkollat elementare(fillore) ne Michigan(SHBA),por asnje nga mediat ketu,te gjitha ANTISHQIPTARE,nuk pranojne t'ua tregojne shqiptareve se cfare kam pare ne Michigan duke i ballafaquar me realitetin otoman qe ekziston ketu!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje