Prof. dr. Pirro Miso*
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale organizuan promovimin e librit “Kabatë me gërnetë dhe violinë të akademikut pr. dr. Vasil S. Tole, botim i shtëpisë botuese MEDIAPRINT.
Promovimi u shoqërua me pjesëmarrjen e mjeshtrave të sazeve Aleks Xhelili, Josif Shukallari, Telando Feto dhe Aurel Qirjo dhe orkestrinës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Aktiviteti u mbajt më 5 prill në Hollin Koncertor të Teatrit të Operas dhe Baletit ku merrnin pjesë të ftuar personalitete akademikë studiues të fushës, artistw dhe studentw.
Edhe pse shkrimet dhe botimet e akademikut pr.dr. Vaso S. Tole kane dominuar prej kohesh me trajtime rreth sazeve të Jugut me librin pasardhës i titulluar “Kabatë me klarinet dhe violinë” autori kalon në një plan më zhvillues e më të rëndësishëm duke prekur këtë rradhë zhanrin e kabasë, në aspektin e gjuhës muzikore, e vlerësuar si vlera më e ҫmuar e kësaj krijimtarie identitare shqiptare. Qenësia e nje studiuesi në lëmin e etnomuzikologjisë nuk lidhet vetëm me produktin e analizave steriotipe por kryesisht e fillimisht me praktikat egzekutuese që lejojnë njohjen dhe nxjerjen e konkluzioneve objektive nga lënda muzikore të cilën së pari, duhet ta prekësh si muzikant në praktikat ekzekutuese. Edhe në këtë këndvështrim rasti i z. Tole njihet kahershëm për kontributin e tij si pjestar, intrumentist i orkestrës në grupin e sazeve të klarinetistit Laver Bariu.
Ajo që do theksoja që në fillim ka të bëjë me trajtimin origjinal të këtij botimi nga akademiku Prof. Dr. Vaso S. Tole pasi epiqëndra e këtij botimi trajton një nga zhanret me identitare te muzikës tradicionale shqiptare. Ajo që rrezaton dukshëm në këtë libër ka te bëjë me vlerën e jashtëzakoneshme që ka ky botim në këndvështrimin studimor pasi tërësisht botimi i vjen në ndihmë studiuesve të tjerë qe desherojnë t’i ҫojnë apo zhvillojnë më tej studimet rreth kabasë në struktura e këndvështrime të ndryshme këtë vlere te jashtezakoneshme të muzikes sone tradicionale si dhe lexuesve të kategorive të ndryshme, programeve shkollore etj...
I - Edhe pse në dukje i ngjan afërsisht një libri të karakterit “libër xhepi” materiali studimor rezaton në përmbajtjen e tij nje mori funksionesh. Libri mund konsiderohet si një botim emblematik pasi ai merr në shqyrtim një ndër zhanret më të rëndësishme të traditës muzikore që konsiderohet nga etnomuzikologjia shqiptare si më përfaqsuesja e fondit muzikor kombëtar shqiptar.
II -Mund konsiderohet edhe si një libër historik sepse aty trajtohen me shëmbuj e argumenta konkret fillesat e formimeve të grupeve të sazeve duke renditur ato edhe sipas dialektikës së zhvillimeve strukturore të tyre në vitet që pasojnë. Trajtime të tilla historike shpesh herë të orientojnë edhe në përcaktimin e origjinës vendore shqiptare të këtij zhanri duke marrë parasysh se në këtë kontekst origjinaliteti i materialit muzikor apo i gjuhës muzikore i përket pikërisht vëndit ku kjo strukturë edhe ka lindur.
III - Botimi në fjalë merr një tjetër vlerë, do të thosha, si një libër memorial apo rikujtues pasi përmbajtja e tij identifikon e rikujton mjaft emra të cilët kanë zinxhirzuar hap pas hapi traditën në zhvillim të këtij formacioni si dhe specifikës së gjuhës muzikore identitare të këtij zhanri që performohet nga emrat e instrumentistëve të sazeve ku renditen me një korrektësi profesionale me mjaft dhëna të rëndësishme të karakterit etnomuzikologjik.
IV - Libri mund të konsiderohet edhe si një botim biografik pasi në përmbajtjen e tij spikasin të dhënat biografike të sejcilit instrumentist, të shoqëruara edhe me të dhëna të tjera duke përfshirë datlindjet, data të cilat të lënë të nënkuptohen edhe periudhat kur dhe ku ata kanë ushtruar aktivitetet e tyre.
V - Më tej autori, në forma të thjeshtëzuara, pa komplikime, përshkruan edhe konceptimet etnomuzikologjike të arkitektonikës të gjuhës muzikore, të konsideruara si elementët më thelbësorë që ndikojnë në origjinalitetin e strukturave muzikore specifike që lejojnë mundësi ta pa kufizuara të zhvillimit të tyre përmes trajtimeve vetiake të cdo instrumentisti që luan rolin kryesor apo udhëheqës në aspektin melodik.
VI - Të bëjnë përshtypje dedikimet apo emërtimet e kabave të njësuara me emërtimet e autorëve qe ekzekutojnë. Fjala bie, “Kabaja e Selimit”, “Kabaja e Laverit”, Kabaja e Lulushit etj., etj., Kjo mënyrë e të titulluarit të kabave të lë të nënkuptosh se kabaja është pronë autorësie e pa diskutueshme e krijimtarisë të cdo instrumentisti që e luan atë. Pra e shprehur me pak fjale, kabaja si zhanër mund të konsiderohet si një strukturë sa tradicionale dhe e herëshme po aq edhe bashkekohore për periudhën kur performohet pasi ajo zhvillohet strukturalisht në vartësi të gjenialitetit të cdo instrumentisti apo të gjuhës muzikore që egzekutuesi aplikon. Gjithmonë kabaja të emocionon me përmbajtjen lirike ku inkuadrohen: përshkrime të natyrës, mbresa, rikujtime. Muzika e kabasë të trondit me traumat emocionale të lidhura me aspekte të ndryshme të jetës që kjo muzikë reflekton ndjeshëm me solemnitet e hije rëndë. Jo rrallë herë kur instrumentistët e kabasë, në momentet e fundit të jetës, kur ata përcillen me nderim në banesën e fundit, lënë porosi që ceremoniali të shoqërohet gjatë kortezhit me formacionin e sazeve duke luajtur kabanë.
Për vlerësimin e kabasë, do duhej mjaft kohe e njohuri shkencore, ndoshta pa mbarim. Për ezaurimin e problematikave që lidhen me strukturat e kabave, me nivelet e egzekutuesve të ndryshëm si dhe trajtimin e mjaft problemeve strukturore dhe emocionale të karakterit etnomuzikologjik të ndërthurura edhe me fusha të tjera studimore shkencore natyrisht do të duhej mjaft mund e përpjekje..
Eshtë me rëndësi të theksohet në këndvështrimin organologjik e madje edhe gjuhësor muzikor se formacioni i sazeve, i konsoliduar në këndvështrimin e strukturës së qëndrueshme të tij, gjatë 200 vjetëve të fundit nuk ka ndryshuar strukturën bazë të formacionit. I konceptuar që në fillimet e tij, kjo strukturë solide, herë me pjesmarrjen e instrumentave tracionalë (Fyelli i Alo Qorrit në Korce dhe lauria e instrumentiste virtuozë të Matit) e herë me zëvënsimin e tyre, plotësojnë në mënyrë të mahnitëshme gamën e rregjistrave, që fillojnë nga ai i sopranit koloraturë (violina) e deri tek rregjistri i baritonit (llauta). Mundësitë shprehëse të pa kufizuar të instrumentave të formacionit të sazeve kanë bërë të mundur edhe rezatimin e katër funksioneve muzikore që konsiderohen si më të rëndësishmet në këtë grup instrumental i menduar strukturalisht që në filizat e para të formimit me instrumenta tradicionalë e hap pas hapi duke i zevensuar ato me instrumenta të të njëjtës kategori por më të zhvilluar me mjaft funksione, me qëllim përballimin e repertorit muzikor me shprehi gjithmonë në rritje .
Së pari, zakonisht kur klarineta luan rolin primar në stilin improvizues, atë të melodisë (kaba me klarinetë), instrumentat e tjerë ndjekin me vëmëndje lojën e solistit ndërkohe që së dyti, violina (qemania) zakonisht e shoqëron me rolin e huazuar nga polifonia vokale, në atë të prerësit e anasjelltas, kur violina luan rolin melodik (kaba me violinë) klarineta merr funksionin e prerësit duke përftuar një strukturë muzikore në trajtën e një polifonie instrumentale tepër të rafinuar. Së treti, Llauta mbulon sfondin harmonik me kompleksitetet e saja harmonike e fakturale përmes bikordeve dhe tremolove duke fuzionuar një sfond të mahnitshëm sëbashku me trokitjet rritmike membranofonike dhe idiofonike të disqeve metalike. Kjo përsosmëri strukturore me qëndrushmëri të lartë ka mundësuar zgjerimin hap pas hapi të mundësive shprehëse të formacionit të sazeve gjatë dy shekujve të fundit.
Ndjesitë shprehëse të formacionit të konsoliduara dhe të pa ndryshuara në boshtin e saj për gati 200 vjet, performojnë përmes intonacioneve që burojnë nga natyra përceptuese mbi bazën e ndjesive natyrale shum afër ndjesive fiziologjike të natyrës dëgjimore njërzore të emëruara si “ndjesi lindore mikrotonale”. Këto ndjesi karakteristike qëndrojnë në themelin e muzikës tradicionale shqiptare të cilat i japin atë fuqi tronditëse e solemnitet ndjesive në rrezatimet e saja muzikore.
Një nga elementët bazë që krijon atë ndjesi në kabatë e sazeve Jugore të Shqipërisë, ka të bëjë, në këndvështrimin e artikullshkruesit, me kontrastin mes influencave lindore dhe atyre perëndimore në fushën e përceptimeve e shijeve muzikore. Kjo prirje nuk do të thotë të tjetërsosh apo të konfuzosh prirjet ideologjike apo politikat shtetërore të nje vëndi me një vënd tjetër.
Reforma perëndimore e J. S. Bach-ut në vitet 1745 që aplikohet aktualisht që nga ajo periudhë, kryesisht në muzikën kulte, vërtetë solli ndryshime rrënjësore në mjaft prej elementëve të muzikës, mes të tjerash, mprehtësinë apo ashpërsinë tonale, barazimin e intonacioneve semitonale, zhvillimet harmonike e strukturore, fuqinë dramatike të muzikës në përgjithësi etj., etj., por u kritikua në këndvështrimet në sistemin tonal (lidhur me intonacionet semitonale), deri në një farë mase të pa përshtatura e të ashpra me sistemet natyrale dëgjimore fiziologjike të njeriut.
Në studimet bashkëkohore prej kohësh i jepet një rëndësi tepër të veҫantë korrektesës së notizimit që pasqyrohet gjërësisht në muzikës tradicionale të popujve të rruzullit tokësor. Këto dukuri janë pasqyruar edhe në literaturën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e janë favorizuar në reҫensionet e etnomuzikologjisë konteporane botërore që në vitet 1990’. Ndërkohë shkrimet muzikore, pra notizimet e kryera deri tani nuk përcaktojnë lartësitë reale objektive në studimet rreth makameve në Shqipëri pasi ato nënkuptojnë sistemin e “temperuar mire” të J. S. Bach-ut, (me semitone të barabarta).
Kjo barazi nuk bën të mundur diferencimin strukturor të modit në ndryshimin e bazës modale. Kur makamet ndryshojnë bazën e tyre struktura nuk duhet të mbetet e njëjtë por të ndryshojë në bazë të llojit të strukturës së makamit . Ky proces shkencor mund të kryhët vetëm atëherë kur notizimi kryhet me korrektësi me shënjëzimet përkatse në sistemin “cent”. Për pasojë, emocionalisht format e ndjesive të makameve në vartësi të emërtimeve dhe funksioneve ndjesore që ato bëjnë, përceptohen të diferencuara për shkak të strukturave diferencuese tonale. Në vijim kësaj llogjike instrumentat e formacionit të sazeve janë të importuar. Këto instrumenta tradicional shqiptar si llauta, klarineta performojnë vërtetë mbi bazën semitonale por loja e tyre reale manovruese emeton intonacione qe diferencojnë nga sistemi semitonal i J. S. Bach.
Madje edhe violina në performancën e instrumentistëve popullorë, në matjet akustike shkencore që janë bërë në studimet dhe botimet akademike emetojnë intonacione që ndryshojnë në themel nga sistemi semitonal i J>S> Bach-ut. Në këtë kontekst edhe llauta me perdet e vendosura në sistemin semitonal e shoqëron kabanë jo me akorde por me bikorde ku e treta e akordit (terca minore apo mazhore e sistemit semitonal) gjithmon mungon. E njëjta dukuri ndodh edhe me klarinetën ku instrumentisti përdor teknika individuale në mbylljen e pjesëshme të vrimave te instrumentit duke përftuar të njëjtat intonacione që ai dëshëron dhe jo ato semitonale.
Në këtë kontekst nuk mund të lëmë pa përmëndur elementin e sukseshëm që autori ka aplikuar në botimin e këtij libri që po marrin në shqyrtim. Behet fjalë për barkodin. Ky element kaq i rëndësishëm i jep këtij botimi një vlerë mjaft të rëndësishëme. Barkodi e pasuron dhe transormon ndjeshëm këtë botim, në një diskotekë mjaft të pasur ku me mjetet e kohës, të tillë si celulari me prekje, të krijon mundësinë të dëgjosh me nje cilësi mjaft të lartë masterizimin. Inxhinieri i talentuar dhe kompozitori Klodian Qafoku ka bërë të mundur të paraqesë një cilësi mjaft të lartë të disqeve të kahershëm me cilësi të dobët rregjistrimi, probleme akustike me ndërhyrje zhurmash, me kliket nga thyerjet e disqeve të vjetra etj., t’i masterizojë me ndihmën e programeve bashkekohore dhe me shijen e tij profesionale, të një inxhinierie muzikore bashkëkohore, e cila nuk ka qënë e pranishme deri tani. Autori i botimit ka risjelle një koleksion të admirueshëm diskografik që të gjithë do ta kishin zili.
Së fundi, do uroja autorin e botimit Pr. Dr. Vasil Tole për cilësinë e botimit si dhe për ndihmesën që i krijon ky botim studiuesve, studimeve, shkrimeve mediatike, programeve universitare, shkollore të ciklit të mesëm e të ulët si dhe mjaft amatorëve dhe lexuesve, që mendoj se nuk do jenë të pakët në përdorimin e këtij libri
Etnomuzikolog & Etnoorganolog
o Zot ,na mbyten "akademiket" ,po ikni dhe pirdhuni o b.thlepiresa qe keni mbushur postet shteterore vetem se ulni koken e zbatoni me deshire urdhrat e antishqiptareve qe udheheqin kete vend.o pirro ,ti qenke shume i talentuar ne "artin" e lartpermendur.