Për 5 ditë me rradhë në teatrin privat « Zonja e bujtinës » u shfaq me sukses të plotë shfaqja “Njeriu i pyllit”.
Kjo është një vepër e shkruar dhe interpretuar nga aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi, vepra e 13 shkruaj nga Shundi ku shumica e titujve i përkasin stilit të absurdit.
Monokomedia tragjike ngre probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për njeriun dhe shoqërinë njerëzore por për çdo gjallesë.
Tek jo shfaqje shihen probleme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjitha lloje. Këtë bën Naun Shundi me lojën e tij brilante.
Me këtë personazh bëhet takimi i njeriut me natyrën dhe bashkëjetesa mes njerëzve dhe gjallesave të tjera.
Regjisor i shfaqjes ishte Kristi Serani dhe me muzikë nga Endri Sina. Projekti u mbështet nga Bashkia Tiranë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje