Qendra Për Hapje dhe Dialog sjell në Shkodër filmin me metrazh të shkurtër « Mbjellja e Pemëve », një produksion ky i vitit 2021.
Shfaqja do të bëhet në Qendrën Rinore Atelier në orën 16 e 30. Regjia e filmit është nga Fabio Seferi dhe filmi mundësohet nga Qendra Kombëtare Kinematografisë Shqiptare.
Kasti përfshin aktorë të njohur si Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi dhe i ndjeri Gulielm Radoja në rolin e tij të fundit.
Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe flet për një djalë të ri, i cili burgoset në kohën e komunizmit, për shkak se kapet në befasi duke lexuar një libër të letërsisë së ndaluar të asaj kohe.
Gjatë gjithë filmit na shfaqen vuajtjet e tij në birucë bashkë me shokët qelisë, si dhe peripecitë që nënës së tij i duhet të kalojë për të kontaktuar me djalin e saj në burg. A.K./TemA
Lini një Përgjigje