VLORA/ Vjen në Teatrin "Petro Marko" Elektra e Kiço Londos

12 Prill 2024, 08:27Kulturë TEMA
VLORA/ Vjen në Teatrin "Petro Marko" Elektra e Kiço Londos

Në data 16, 17 dhe 18 Prill në orën 19:00 në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës vjen “Elektra” e teatrit shëtitës “Çajupi”.

Kjo është e gjitha një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut. Na rrëfen historinë e Elektrës, fëmijë i paduruar që kërkon hakmarrjen për vrasjen e babait të saj.

Përmes këtyre temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit dhe fuqinë e faljes.

Shfaqja është një odise emocionale dhe fizike. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz.

Regjisori i shfaqjes është Kiço Londo dhe në role kryesore janë Laura Nezha dhe Alert Çeloaliaj. Shfaqje organizohet me mbështetjen e Bashkisë Vlorë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje