Qendra për Hapje dhe Dialog organizon me 12 prill, ora 13:30 në kryeministri promovimin e librit Auvernamon (Lulëkuqja).
Autori i librit është Jamarbër Hoxha, 13 vjeçari i diagnostikuar me çrregullime të spektrit të Autizmit.
Jamarbëri prek tema të ndjeshme në krijimtarinë e tij si: ekzistenca jonë, varësia dhe pavarësia. Marrëdhëniet mes njerëzve dhe mënyra sesi e koncepton botën.
Vëllimi është me poezi dhe jo roman apo prozë, kjo e bën atë dhe më tërheqës për lexuesin pasi nuk kërkon një lexues të specializuar.
Aktiviteti organizohet në kuadër të 2 Prillit, ditës botërore të autizmit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje