Sot dhe nesër, në orën 20:00 do të shfaqet në Teatrin Kombëtar (te amfiteatri) të Kosovës shfaqja “Club Albania”.
Kjo shfaqje bazohet në komedinë “Pas vdekjes” nga Andon Zako Çajupi dhe ka regjisor Fatos Berishën.
Aktorë janë Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.
Dramaturgjia e shfaqjes në teatër është bërë nga Shpëtim Selmani, që deri diku dhe e ka përshtatur apo modernizuar atë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje