Festivali i Kanës: Francis Ford Coppola rikthehet si i nominuar dyzet e pesë vjet pas "Palme d'or" të fundit

12 Prill 2024, 09:03Kulturë TEMA
Festivali i Kanës: Francis Ford Coppola rikthehet si i nominuar dyzet e

Përzgjedhja kryesore e Festivalit të Kanës, që do mbahet nga 14 deri me 25 Maj është bërë e ditur. Për këtë edicion të 77të Francis Ford Coppola do të prezantojë filmin e tij të fundit, Megapolis, dyzet e pesë vjet pas “Palme d’or” të tij të dytë për “Apocalypse Now” (1979).

Kjo është bërë e ditur të enjten e 11 Prillit nga i deleguari i përgjithshëm i evenimentit, Thierry Fremaux përgjatë një konference për shtyp.

Gjigandi i kinemasë, 85 vjeç, e mori “Palme d’or” të tij të parë në 1974 me “The Conversation” në 1974.

“Ne jemi shumë të kënaqur që do na bëjë nderin të vijë të prezantojë këtë film”- u shpreh para shtypit Thierry Fremaux.

Subjekti i Megapolisit, një film me buxhet 100 milion dollarësh është shkatërrimi i një megapolisi që i ngjan New Yorkut dhe rindërtimit që krijon përplasje mes një arkitekti dhe kryetarit të bashkisë.

Shtypi amerikan e ka cilësuar si një film testamentar dhe e ka krahasuar me Citizen Kane (1941) të Orson Welles, të konsideruar si një nga filmat më të mëdhenj të historisë së Kinemasë. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. K
    Kristi

    Mos ka nje dege te larget shqiptare ky gjigand,?! Kush sqaron me teper...?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje