Balerini dhe koreografi Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë për Top Channel ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e tij me Albi Nakon.
“Unë me Albin kam punuar në Itali, e njoh shumë mirë kush është dhe më njeh shumë mirë kush jam.
Mendoj dhe atë që i kam thënë atëherë Albit midis dy profesionistëve duhet të ketë respekt në radhë të parë dhe thjesht kuptoj që karrigia ku ulej dhe rëndësia e detyronte, në thonjëza, të ishte pak më thumbues, pak më intrigant të themi.”- ka përfunduar Ilir Shaqiri.
Albi Nako dhe Ilir Shaqiri janë dy nga figurat më të njohura të baletit dhe vallëzimit shqiptar ku shpesh ka pasur polemika. A.K./TemA
Lini një Përgjigje