Roberto Cavalli, stilisti i teprisë, ka vdekur në moshën 83 vjeçare

12 Prill 2024, 22:16Kulturë TEMA
Roberto Cavalli, stilisti i teprisë, ka vdekur në moshën 83

Roberto Cavalli, stilisti italian që i dha famë glamurit dhe teprisë, që dërgonte modelet në sfilatë dhe aktoret në tapetin e kuq duke veshur dizajne gepardi, xhinse të shqepura, korse sateni dhe shumë lloje të tjera veshjes për të cilat nuk kërkohet dot falje ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

Kompania e tij e lajmëroi vdekjen në Instagram por nuk dha detaje. Stili i Cavalli “shumë seksi, me shumë frymëzime nga bota e kafshëve, shumë italian”, kështu e përshkroi njëherë e një kohë Gazeta britanike “The independent”. Ky stil mbeti pothuajse i pandryshuar në të gjithë karrierën e tij të gjatë.

Por ai me shumë aftësi rishpiku të gjitha rrobat e tij për epoka të ndryshme, duke pasur kështu shumë “rilindje” dhe duke ndërtuar një brend globale gjatë procesit.

Në 1970 Cavalli dizajnoi xhaketa, xhinse dhe minifunde të përbëra nga materiali Denim, duke shitur në stilin e tij uppscale hippie frocks në një butik në St.Tropez, në Rivierën Franceze dhe ndaj aktoreve si Brigitte Bardot dhe Sophia Loren.

Për dy dekadat në vijim ai mbeti i panjohur në Europë dhe më pas në vitet 1990 ai rishpiku Denimin luksoz, së pari me lookun “sandblasted” dhe më pas në një kthesë prej gjeniu duke vendosur lucre në xhinse që të zinin vend në trup më mirë dhe të dukeshin më seksi. Kur modelja Naomi Campbell veshi një palë të tilla gjatë një shfaqjeje në pasarelë në 1993, ato u bënë një trend botëror. A.K./TemA

Lini një Përgjigje