Në Paris, në kryeqytetin e Francës janë shfaqur mbrëmjen e djeshme dy filma të vjetër shqiptarë. Filmat u shfaqën të titruar në frëngjisht.
Duel i heshtur nga Dhimitër Anagnosti (1967) dhe Horizonte të hapura nga Viktor Gjika (1968) ishin filma që u shfaqën.
Filmat u vunë në ekran si pasojë e festivalit të 19të të filmit europian që po zhvillohet këto ditë në Paris. Ky festival do të zhvillohet deri me datë 15 Prill.
Të pranishëm në këtë event ishin dhe shumë figura të njohura si Ministri Blendi Gonxhja apo shkrimtari Ylli Demneri dhe regjisori Roland Sejko. A.K./TemA
Lini një Përgjigje