Në Galerinë e Arteve u çel ekspozita "Dhoma e pasme" e piktorit Buron Kacelli

13 Prill 2024, 08:28Kulturë TEMA
Në Galerinë e Arteve u çel ekspozita "Dhoma e pasme"

Ditën e djeshme, me 12 Prill ështëçelur në Galerinë e Artit ekspozita “Dhoma e pasme” nga Buron Kacelli.

Kjo ekspozitë përmban vepra të përzgjedhura nga karriera e gjatë e artistit. Në vazhdë të konceptit kuratorial “Si ishim, si jemi, si ndihem, vetwm- bashkw!”, ku hulumtimi i fenomeneve të vetë qytetit, njerëzve, lagjeve, komunave, bashkëjetesës në realitetin e ri në përgjithësi - që nga karakteristikat urbane e deri tek transformimi psiko-social i tij.

Bashkërenduar kjo me rivizitimin e trashëgimisë kulturore dhe interpretimeve bashkëkohore, zanateve krijuese dhe sjelljen e koleksioneve botërore, janë vënë në fokus të programacionit 2024.

Galeria e Arteve Tiranë synon një program të qëndrueshëm duke krijuar ekspozitat dhe eventet e saj në kohezion me realitetin bashkëkohor të Tiranës.

Pas ekspozitës së Kukullave Japoneze,“Ningyo & Na ishte Njëherë’, “Introspeksion” të artistit Toni Milaqi dhe së fundmi ekspozitës fotografike “Lana-Tirana,Para-Pas Albania” të fotografit Roland Tasho kjo ekspozitë sjell koherencën e munguar në raport me qytetin. A.K./TemA

 

 

Lini një Përgjigje