Një ditë ndryshe ka qenë ajo e djeshmja ku në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri është promvuar libri Auvernamon (Lulëkuqja).
Promovimi ka ardhur si bashkëpunim mes COD dhe shtëpisë botuese Toena në kuadër të ditës botërore të Autizmit.
Djaloshi me çrregullime të skeptrit të autizmit Jamarbër Hoxha është dhe autori i librit. Ai prek tema të ndjeshme në krijimtarinë e tij si: ekzistenca jonë, varësia dhe pavërësia, marrëdhëniet mes njerëzve dhe mënyra si konceptohet bota.
Në këtë takim ishin të ftuar nga Kosova mes të cilëve violinistja e mirënjohur Sihana Badivuku dhe zoti Bujar Hoxha, professor në Universitetin e Europës Juglindore por dhe psikologia klinike Rudina Koromani. Mes emocioneve për publikun u lexuan shumë poezi të Jamarbrit. A.K./TemA
Jeta..e.dhene..nga..nat Ura..për njeriun.duhet.jetuar..bukuria.e.jetes..eshte..te.jetojme..me.pune..nder.dhesakrifica.se.ather.ajo..merr.kuptim.mesyte..me..zemren..njerzore