FOTOT/ U shfaq në Vlorë "Elektra" e Kiço Londos

15 Prill 2024, 08:17Kulturë TEMA
FOTOT/ U shfaq në Vlorë "Elektra" e Kiço Londos

Në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës ditën e pardjeshme është shfaqur “Elektra” e Kiço Londos me përkthim të Lorena Pleqit.

Në role kryesore ishin Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Hariza, Denisa Demaj, Engell Hoxha, Redjan Mulla, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci.

Elektra është një dramë dhe tragjedi hakmarrjeje dhe shlyerje, faji, krimi dhe aq sa shqetësuese është dhe shpirtpastruese.

Ajo bën fjalë për vajzën e Agamemnonit, Elektrën që duhet dhe do të hakmerret për vrasjen e babait të saj mbretëror. Mes intrigave dhe krimeve, shfaqet një shpirt vajze që në një moment të jetës së saj detyrohet të bëhet grua. A.K./TemA

Lini një Përgjigje