Një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Qendrës Rinore “Atelie” solli për publikun shkodran filmin me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve”.
Ky film është i regjisorit Fabio Seferi dhe është produksion i vitit 2021 i mundësuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë me një kast aktorësh të mirënjohur.
Filmi “Mbjellja e Pemëve”bazohet në një ngjarje të vërtetë gjatë kohës së komunizmit, ku një i ri kapet në befasi duke lexuar letërsi të ndaluar.
Filmi shfaq vuajtjet e tij në qeli, por dhe peripecitë e nënës (Luiza Xhuvani) për të kontaktuar me djalin e saj në burg. A.K./TemA
Lini një Përgjigje