"Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur" shfaqet në kinematë greke

15 Prill 2024, 08:38Kulturë TEMA
"Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur"

Filmi shqiptar “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” do të jetë në të gjitha kinematë greke duke filluar nga data 18 Prill 2024.

Filmi do të shpërndahet nga kompania TRIANON dhe u mbështet nga ERT dhe Qendra Greke e Filmit dhe vjen me regjit të Gentian Koçit dhe si bashkëproducente ka Blerina Hankollarin.

Ky film ka fituar “Çmimin e audiencës” në festivalin e 64 ndërkombëtar të filmit që u mbajt në Selanik.

Filmi është xhiruar tërësisht në gjuhën shqip të shenjave, në rol kryesor është Drita Kabashi dhe dy vëllezërit Morais. Filmi rrëfen vështirësitë që kalojnë dy vëllezër binjakë teksa në mënyrë progresive ato do humbasin dy prej shqisave të tyre. A.K./TemA

Lini një Përgjigje