FOTOT/ "La Boheme" e Puccinit pati premierën në Teatrin e Operas

15 Prill 2024, 08:27Kulturë TEMA
FOTOT/ "La Boheme" e Puccinit pati premierën në Teatrin e

Natën e 13 Prillit u rivu në skenë në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor “La Boheme” e G.Puccinit.

Rivënia në skenë u mirëprit nga publiku i shumtë me duartrokitje. Interpretimi i solistëve, orkestrës, korit, dhe korit të zaërave të bardhë krijoi tepër emocione në sallë.

Opera e një prej zërave më të veçantë kompozitorialë dhe një prej veprave operistike më të njohura të historisë pati shumë pritshmëri dhe nuk zhgënjeu aspak.

“La boheme” do të shfaqet sërish në data 16,17 dhe 19 Prill për të përcjellë për publikun ndjesi nga më të veçantat artistike. A.K./TemA

Lini një Përgjigje