Pati premierën në Qendrën e Artit Agimi filmi "Dekadenti nr.2419", dokumentari mbi poetin mik të shqiptarëve

17 Prill 2024, 07:53Kulturë TEMA

Pati premierën në Qendrën e Artit Agimi filmi "Dekadenti

Mbrëmjen e së djeshmes, në orën 18:00 në Qendrën e Artit Agimi u shfaq filmi biopik “Dekadenti nr.2419” nga regjisori Saimir Bajo.

Filmi dokumentar mbi poetin Tomas Venclova i cili ishte i pranishëm në sallë gjatë premierës së filmit dhe mbajti një fjalim të shkurtër duke falenderuar pjesëmarrësit.

Poeti Lituanez rrëfen kështu jetën e vet me peripeci, nga arratisja në Amerikë deri te persekutimi në Lituani nga regjimi i atëhershëm sovjetik.

Ai rrëfen dhe miqësitë me shkrimtarët e mëdhenj, gjenitë e shekullit të XX si C.Millosh dhe J.Brodskij. Miqësi këto që e ndihmuan, si e thotë dhe vetë për të kaluar një periudhë të vështirë të jetës së tij, një periudhë depresive.

Poeti ka dhe një marrëdhënie të veçantë me Shqipërinë të cilën e ka vizituar disa herë pasi është përkthyer dhe në shqip nga shtëpia botuese e mirënjohur "Aleph" që drejtohet nga poeti dhe botuesi Gentian Çoçoli.

Filmi e merr emrin e vet të veçantë nga momentet kur poeti hap dosjen e vet me të njëjtin numër dhe nuk befasohet, biles vë buzën në gaz kur sheh që i kishin gjurmuar dhe letrat private.

Poeti Tomas Venclova për një periudhë luajti dhe rolin e disidentit në diasporë bashkë me miqtë e tij të lartpërmendur por gjithashtu dhe A.Sollzhenicin, në një periudhë kur ishte e vështirë të bëhej opozitë ndaj Rusisë staliniste. A.K./TemA

1 Komente

  1. V
    Vasil Guga

    Zotërinj gazetarë, mund të më shpjegoni se cili është kuptimi i fjalës së bukur shqipe "biopik"???!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje