Dokumentari “Trup për turp” i regjisorit Elton Baxhaku është shfaqur ditën e djeshme për herë të dytë në qytetin e Elbasanit në Shqipërinë e Mesme.
Dokumentari është një bashkëprodhim i BIRN Albania dhe Barraka Productions dhe përbëhet nga rrëfime autentike.
Këto rrëfime të përveçme të grave dhe vajzave të dhunuara përbëjnë një ditar autentik të dhunës gjinore në Shqipëri duke e bërë atë nga dokumentarët e parë kaq të guximshëm.
Dokumentari shënon dhe herën e parë që disa nga personazhet dalin përballë kameras për të shprehur dhe folur eksperiencat e tyre. A.K./TemA
Lini një Përgjigje