Në Teatrin Eksperimental vjen shfaqja "Nga pafajësia në pafajësi", një performancë e teatrit modern për emigracionin

16 Prill 2024, 08:51Kulturë TEMA
Në Teatrin Eksperimental vjen shfaqja "Nga pafajësia në

Në datën 19 Prill vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqja “Nga pafajësia në pafajësi”.

Kjo shfaqje është një performancë e veçantë për skenën shqiptare pasi ndërthur qasjen eksperimentale me element të baletit modern shoqëruar me një skenar të lexuar dhe të performuar gjatë shfaqjes me muzikë dhe teatër.

Teksti dhe perfomanca bashkojnë në mënyrë abstrakte artin realitetin dhe kulturën shqiptare të pasqyruara me besnikëri.

Kjo është gjithashtu një shfaqje me nota të forta ekzistencialiste pasi është e pasuruar me grimca nga jeta e protagonistit që përfshijnë frikërat, ankthet dhe përvojat e tij si person, subjekt dhe artist.

Emigracioni është një nëntekst i shfaqjes, jo si diçka normale në realitetin shqiptar por sepse ky “dëbim” përkon dhe me largimin nga “edeni” i pafajësisë fëminore që njëkohësisht zhvillon si njeri por dhe rikthimin në vendlindje që përkon me kthimin real të artistit në Shqipëri.

Shfaqja vjen në datë 19 prill pasi data 18 është rezervuar tërësisht. Kjo është një performancë e veçantë nga Julian Bulku me të ftuar nderi Gean Arbana dhe Nermin Strazimiri. Regjia nga Inis Gjoni. Leximi nga Rajmonda Bulku dhe Bujar Asqeriu dhe Gean Arbana dhe Julian Bulku. A.K./TemA

 

 

Lini një Përgjigje