FOTOT/ U përkujtua Jup Kastrati në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

16 Prill 2024, 08:31Kulturë TEMA
FOTOT/ U përkujtua Jup Kastrati në mjediset e Qendrës

Në 100 vjetorin e lindjes, ditën e djeshme, me 15 Prill 2024 u përkujtua pranë ambienteve të Qendrës Kombëtare të Librit Jup Kastratit.

Profesori Shkodran Jup Kastrati ka qenë një nga zërat më të veçantë dhe më të emancipuar të shkencave albanologjike dhe gjuhësisë shqiptare.

Ai ka shërbyer si mësues dhe profesor rreth 47 vjet pas doktorimit me punimin e titulluar « Historia e Gramatologjisë shqiptare ». Më herët ishte edukuar për pak kohë më Universitetin e Torinos por deshi të kthehej e të merrte pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare.

U persekutua dhe u përndoq gjatë regjimit fashist Italian si kundërshtar politik i regjimit dhe u internua dhe u burgos disa herë. Jup Kastrati ka botuar 35 libra për gjuhën shqipe dhe rreth gjuhës shqipe. A.K./TemA

 

 

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Nderimet e mia per profesorin!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje