James Hetfield i Metallicas i bën homazh Lemmy Kilmister, përdor hirin e tij në tatuazhin që nderon Motorhead

18 Prill 2024, 09:32Kulturë TEMA
James Hetfield i Metallicas i bën homazh Lemmy Kilmister, përdor hirin

Ylli i Metallicas James Hetfield ka një tatuazh të ri që përfshin pjesë nga hiri i Lemmy Kilmister, një homazh i përshtatshëm Rock n’roll për yllin e Motorhead.

Në një postim në Instagram të Mërkurën, Hetfield shpalosi dizajnin me Asin maç të skicuar në gishtin e tij të mesit.

Boja është përzier me një pjesë të mbetjeve të hirit që ju dhanë Hetfiel pasi rrokeri vdiq nga kanceri në 2015.

“Një përshëndetje për mikun tim dhe frymëzimin tim Zotin.Lemmy Kilmister. Pa të nuk do kishte Metallica,”- shkroi ai.

Hetfield shtoi se tatuazhi, dizajnuar nga artisti i famshëm i tatuazheve Corey Miller do të thotë se “ai mund të jetë akoma në gjendje t’ja bëjë me gisht të mesit botës”.

Kilmister, i njohur për miqtë si Lemmy, themeloi Motorhead në 1975 pasi e hoqën nga grupi rrok Haëkëind për probleme me drogën.

Banda u bënë pionerë në fushën e Heavy Metal, duke nxjerrë 22 Albume, përfshirë këtu dhe “Asi Maç”, që kishte këngën ikonike të viteve 1980.

Suksesi e bëri Lemmy një prej zërave më të njohur të muzikës. Rrokerët e viteve ’80 si Metallica që kanë shitur më shumë se 100 Millionë albume në mbarë botën kanë bërë të njohur influencën e Motorhead në gjenezën e tyre, muzikën e tyre dhe karrierën e tyre.

Duke folur në 2016, Hetfield i tha “Kerrang” se vdekja e Lemmyt e kishte lënë të “hutuar”. “Imazhi që kisha krijuar unë për atë ishte si një statujë e pavdekshme. Kur ai vdiq, më frikësoi, më dukej sikur isha një detar që kisha humbur kapitenin. Ai ka qenë një kumbar për të gjithë ne.

“Nuk ka dyshim që pa të nuk do të kishte pasur Metallica. Kur ai ishte gjallë, thjesht më dukej sikur gjërat do të shkonin të gjitha mirë.”, tha ai.

Hetfield që vazhdon dhe shkon në ture me Metallica shtoi se: “Na bëri neve të duam të jetojmë dhe të shijojmë çdo gjë që kemi dhe të thithim çdo fryrje ere nga një ventilator, çdo pikë djersë që na vjen. Të gjithë gjërat që bëjmë, që kemi 35 vjet që i bëjmë, na bën të ndihemi super të bekuar që po e bëjmë akoma.”

Vitin e kaluar grupi amerikan lançoi albumin e tyre të katërt që u rendit i pari në Britani dhe ky në të njëjtën kohë ishte i pari në 15 vjet.

Tatuazhi i veçantë i Hetfield nuk është hera e parë që hiri i Lemmy janë përdorur për të bërë homazh ndaj skenës që ai ndihmoi për ta përkufizuar.

Në Mars të këtij viti u lajmërua se një urnë që do përmbante disa nga ato do vendosej në festivalin e muzikës heavy metal Bloodstock, në Catton Park në Derbyshire.

Sapo festivali të përfundojë në gusht, urna do të lëvizë në eventin muzikor të Nottingham Rock City, ku banda performoi 10 shfaqje mes 1987 dhe 2006. A.K./TemA

2 Komente

  1. 2
    222

    E boni edhe Xhejmsi nji gjo ne jetën e vet

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      Xhejmsi ka bere cfare ka dashur me jeten vet, po ti a i ziu ti...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje