James McCartney dhe Sean Ono Lennon nxjerrin këngë bashkë

17 Prill 2024, 13:18Kulturë TEMA
James McCartney dhe Sean Ono Lennon nxjerrin këngë bashkë

James McCarthy dhe Sean Ono Lennon, bijtë e Bitëllsave Sir Paul McCartney dhe John Lennon kanë shkruar një këngë bashkë me titullin Primrose Hill.

Balada reflective akustike është një ode për fuqinë e pamjes panoramike të Londrës nga vendi i preferuar i njerëzve në Parkun Regent.

Kur lajmëroi daljen në treg të këngës me “mikun e tij të mirë” të premten McCartney tha se regjistrimi e bënte të ndihej “i gëzuar”.

“Me daljen e kësaj kënge duke sikur i kemi vënë punët në vijë” shkroi ai në X, më përpara Tëitter.

Në një post tjetër në Instagram McCartney shprehu se kënga ishte frymëzuar nga një vegim që ai kishte pasur kur kishte qenë fëmijë në një ditë vere në Skoci.

“Hoqa dotë, pashë dashurinë e vërtetë dhe shpëtimin me sytë e mendjes. “Primrose Hill” është për hedhjen e zareve dhe gjetjen e këtij personi”, shtoi ai.

Sir Paul dha mbështetjen e tij atërore për muzikën duke e shpërndarë në media sociale dhe duke “dhënë shumë të fala për Sean Ono Lennon që e bashkëshkroi këngën”.

Ono Lennon është djali I vogël i John Lennon dhe artistes Yoko Ono. James është djali i parë i Paul McCartney me gruan e tij të parë Linda McCartney.

Bashkëpunimi i dyshes shton suksesin e tyre, edhe ato solo. “Primrose hill” është kënga e dytë e McCartney këtë vit pasi u rikthye me “Beautiful” në Shkurt, kënga e tij e parë që nga 2016.

Ono Lennon ka një numër të madh regjistrimesh solo ashtu si dhe performance me shumë banda përfshirë këtu Cibo Matto, The Ghost of A Saber Tooth tiger dhe The Lennon Claypool Delirium.

Sean dhe James nuk janë të vetmit “trashëgimtarë” që kanë kontribuar për emrin e familjes së tyre muzikore. Por ky fakt mund të jetë si bekim ashtu dhe mallkim, veçanërisht mes armiqësive online për “nepo-babies”. Ato që përfitojnë nga fama e prindërve.

Ashtu si ka thënë njëherë Eli Hewson, këngëtarja kryesore e bandës rock Inhaler dhe njëkohësisht djali i Bonos së U2: “Për mua dhe për ne si bandë, ne e kemi ditur që do ketë dyer të hapura – por këto dyer do të mbyllen po aq shpejt sa u hapën nëse ne nuk ja vlejmë”.

Emra si Miley Cyrus, vajza e Billy Ray e ka filluar karrierën e saj në ekranin e vogël si Hannah Montana por tashmë e ka eklipsuar të atin me hite si “Wrecking Ball” dhe “Flowers”.

Natalie Cole, filloi fillimisht të këndonte në krah të babait të saj Nat King Cole si fëmijë në televizion në moshën 11 vjeçare. Një karrierë e suksesshme muzikore vazhdoi pavarësisht problemeve me drogën, ku përfshihen gjashtë Grammy.

Zak Starkey, djali i shumë të dashurit për publikun Ringo Starr ja ka dalë të gjejë rrugën e vet duke punuar si baterist në shumë banda rock ku përfshihen The Who apo Oasis.

Ziggy Marley, djali i Bob Marley ka bërë karrierë me bandën Ziggy Marley and Melody Makers pasi nuk ja doli mbanë si artist solo në 2002. Hitet e tij përfshijnë “True to myself” dhe ka fituar tetë Grammy.

Rufus Wainwright, këngëtari kanadezo-amerikan ka hedhur në treg dhjetë albume, ka shkruar dy opera, kompozuar muzikë për shumë filma dhe shfaqje në TV dhe së fundmi ka shkruar Musical Ivan van Hoe. Ai është djali i këngëtarit popullor Kate McGarrigle dhe vëllai i muzikantes Martha Wainwright.

Nancy Sinatra, e bija e shumë të famshmit Frank, ajo ja doli me një karrierë solo të sajën. Ajo njihet për këngën “These boots are made for walking”.

Bashkëpunimi mes fëmijëve të Bitëllsave vjen pas daljes në treg të këngës së fundit dhe të lamtumirës, Now and Then, që theu rekorde pas daljes së saj vitin e kaluar.

Mbërritja e saj kishte 45 vjet që përflitej me thërrimet e para të shkruara nga John Lennon në 1978 dhe këngën e plotësuar më në fund në 2022.

Të katërt Bitëllsat morën pjesë në regjistrim, që do jetë i fundit për të cilin do ti jepen merita Lennonit, McCartneyit, Harrisonit dhe Ringo Starrit. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje