Festivali i Kanës: Regjisori Quentin Dupieux mendon se është koha për të mbyllur gojën dhe nuk do të bëjë promovimin e filmit të ri

17 Prill 2024, 13:41Kulturë TEMA
Festivali i Kanës: Regjisori Quentin Dupieux mendon se është koha

Kineasti francez Quentin Dupieux thotë që është koha « për të mbyllur gojën ». Sapo filmi i tij i ri « Le Deuxième Acte » të hapë festivalin e 77 të Kanës, me 14 Maj, regjisori ka bërë me dije me një njoftim ndaj gazetarëve që do refuzojë =do kërkesë për intervista.

« Sot dua të hesht. Jo për arsye pretencioze, por thjesht sepse filmi flet më shumë se unë, flet me fjalë të zgjedhura të gjithë atë që dua të them dhe përmban tashmë në mënyrën më të qartë, analizën e vet”- shpjegon ai në mesazh.

Pasi ka drejtuar gjashtë filma në katër vitet e fundit, regjisori specialist i komedisë absurd dhe shumë të shkurtër (rreth një orë) vlerëson që “ritmi i prodhimeve është shpejtuar goxha për mua dhe kam mbledhur pa vënë re shumë kohë mediatike në mediat e ndjekura përgjatë 12 filmave të mi. Një grusht me kohë”.

Për Dupieux (ose Oizo në muzikën elektronike) “do të ishte atëherë e panevojshme të dëgjoja vënie në skenë dhe perifrazime të komedianëve ku gjithë kohën komentohet realiteti në kohë reale”. “Jemi vërtet të paduruar të lexojmë kritikat tuaja, komentarët apo fyerjet”, ka ironizuar ai.

49 vje=, Quentin Dupieux është bërë i famshëm si një nga referencat franceze për humorin absurd, me 13 filma me metrazh të gjatë në 17 vjet. Bota e tij përfshin shumë dhe shumë yje si Jean Dujardin dhe Alain Chabat, Benoit Poelvoorde, Adele Exarchopoulos apo Lea Drucker. Dhe përgjatë tre viteve e ka zmadhuar publikun e tij me vepra si Incoryable mais vrai, Yannick dhe Daaaaaa’li.

Le deuxieme Acte, në daljen e tij ka korresponduar në të njëjtën ditë si hapja e Festivalit të Kanës, dhe bashkëpunimi i tij i parë me Lea Seydoux, Vincent Lindon, Louis Garrel dhe bashkëpunimin e katërt me Raphael Quenard,me të cilin ka bashkëpunuar te Yannick. A.K./TemA

Lini një Përgjigje