Me rastin e ekspozimit të punëve piktorike të Lume Blloshmit në një event shumë të rëndësishëm kulturor siç është Bienalja e Venecias kuratori i ekspozitës Endri Dani ka dhënë një intervistë për Rtsh në emisionin Artes të Elsa Demos ku ai ka folur ndër të tjera për kushtet me të cilat është përballur gjatë jetës së saj Lumturie Blloshmi, një nga zërat më të veçantë të artit shqiptar në vite.
“Me rastin e ekspozimit të veprës së Lumes në bienalen e Venecias është folur pak maja-maja edhe për kushtet, rrethanat ku ajo ka punuar. Por cikli i punëve që ju keni zgjedhur këtu me serinë e luleve, e tablove që ajo ka pikturuar dhe i ka shitur për të jetuar, është gjest shumë i bukur kjo që ju i keni kërkuar tek ata klientë që i kishin këto tablo për ti sjellë.”- i ka thënë gazetarja e kulturës Elsa Demo kuratorit.
“I kemi kontaktuar dhe kemi krijuar një instalacion me titull “Lulet e Lumes” që pikërisht dëshmojnë këto lloj shtrëngesash në këtë sferë emocionale. Vetë infrastruktura e munguar në të cilën ajo ka praktikuar pasionin e saj më të madh që ishte piktura, që i ndikoi dhe jetën, pra artin.
Kjo infrastrukturë e varfër ka qenë në dobi të interesave të ngushta të klasës politike. Dhe prandaj këto lule dëshmojnë pikërisht një lloj rezistence duke sinkronizu progresin brenda fushës, brenda artit, për të kalu limitet, limitet burokratike e të qenit i izoluar, limitet financiare, limitet ekonomike dhe për të ushqy, pra, nepërmjet tensionit të brendshëm.
Le të themi si inkorporohet dimensioni politik brenda atyre, le të themi, luleve, ato dëshmojnë dhe tregojnë kryesisht sfidën për ushqimin shpirtëror në kushte të vështira.” – ka përfunduar kuratori Endri Dani. A.K./TemA
Lini një Përgjigje