Çdo i ri që shkruan, çdo i ri që kontribuon sadopak në atë lëmi të shpirtit që është letërsia është frymëzues.
Haris Gjerasi është një nga këto të reja e të rinj. Ajo zgjodhi të prezantojë pardje librin e saj të ri pranë mjediseve të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.
Libri titullohet « Nën qiejt e mendimeve » dhe është një libër me poezi, libër i mbushur me afeksione që nuk janë adoleshenteske por të matura përfshirë këtu lirinë dhe lirikën që i jep mosha.
Thënë kjo, Haris Gjerasi ka lindur në Tiranë me 22 Shkurt 2006 dhe është duke përfunduar studimet e mesme pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. A.K./TemA
Lini një Përgjigje