Fansat e Taylor Swift humbasin 1 milion paund prej mashtrimeve sipas vlerësimeve të bankës Lloyds

18 Prill 2024, 13:46Kulturë TEMA
Fansat e Taylor Swift humbasin 1 milion paund prej mashtrimeve sipas

Fansat e Taylor Swift kanë humbur 1 Milionë paund në mashtrime me biletat përpara pjesës Britanike të turit të saj Eras, sipas një raporti nga Banka Lloyd.

Banka tha që më shumë se 600 nga klientët e saj kanë raportuar mashtrime, kanë humbur kështu rreth 332 paund secili, me disa që kanë humbur dhe rreth 1.000 paund.

Ajo shtoi se 90% e mashtrimeve me biletat filloi në Facebook. Ka pasur shumë kërkesë për biletat për ta parë superyllin kur ajo performon në Britani në qershor dhe në gusht.

« Është e tmerrshme, ndihesh thjesht e pafuqishme » - tha Karen Elrick kur llogaria e saj në Facebook u hakua në Dhjetor, mashtruesit filluan të bënin sikur ishin ajo, po postonin mesazhe që shisnin bileta të Taylor Swift.

Shumë miq ranë pre e mashtrimit, duke dhënë rreth 750 Paund secili përpara se të zbulonin se reklamat nuk ishin të vërteta dhe biletat nuk ekzistonin.

« E di për tre të fundit, por mendoj se policia tha që ishin katër që kanë blerë biletat” – tha 38 vjeçarja nga Glasgow. « Dhe mendoj se në momentin që paratë kalojnë, ato bllokohen në Facebook.”

Policia ka bërë shumë pak progress dhe Facebooku nuk e ka hequr adresën, pavarësisht kërkesave të shumta, thotë ajo.

Mashtruesit rregullisht postojnë mesazhe që i lënë për një ditë përpara se ti heqin ato në mënyrë që kur Facebook heton, ato nuk janë më aty.

“Është e tmerrshme”, thotë ajo. “Thjesht ndihesh shumë e pafuqishme sepse ka të bëjë me miqtë e tu që po humbasin para. Ato e kuptojnë shpejt që nuk jam unë që po vjedh nga ato, po nuk është një ndjenjë e mirë.

“Është tërësisht jashtë kontrollit tim dhe nuk ka me se të më ndihmojë ndokush. Askush nuk është në gjendje të bëjë diçka.”

Ajo shton se: “Nëse sheh bileta të Taylor Swift në Facebook, është mashtrim.”

Banka Lloyds tha se kishte më shumë mashtrime të lidhura me Swift se me çdo artist tjetër.

Nëse banka të tjera kanë shifra të ngjashme, atëherë i bie që të ketë rreth 3.000 viktima në të gjithë Britaninë. A.K./TemA

 

 

 

Lini një Përgjigje