Në Akademinë e Shkencave mbahet koncerti homazh ndaj muzikës klasike

18 Prill 2024, 13:13Kulturë TEMA
Në Akademinë e Shkencave mbahet koncerti homazh ndaj muzikës

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, pardje u mbajt koncerti “Crazy Night of Classical Music with Life and Music Concept Orchestra by Kledis Rexho”.

Ky koncert u mbajt me rastin e 100 vjetorit të koncertit të parë të një orkestre filarmonike në Shqipëri.

Në shfaqje interpretuan artistët: Marla Hoxha, Era Kume, Ionel Streba, Kledis Rexho, Albana Bajraktari, Tea Peti.

Koncerti përfshinte emra të mëdhenj të historisë së muzikës si Mozart (Divertimento per harqe / koha e tretë), Bach (Koncert per violinë dhe orkestër në La minor / Koha e tretë) ku ishte soliste: Marla Hoxha.

Gjithashtu Beethoven (Sonata nr 1- Koha e parë) soliste: Era Kume dhe Vivaldi (Concerto in G major) apo Shostakovich (kuartet nr 8 -Koha e dytë).

Një sipërmarrje ambicioze ishte dhe Chopin me Balade nr 1 për Solist në piano ku performoi solo: Ionel Streba  dhe Khatchatourian me "Vallja e Shpatës" ku performuan si solistë: Kledis Rexho dhe Ionel Streba. 

U vunë në skenë dhe muzikantë shqiptarë si A. Mula me "Romancë" ku ishte soliste Albana Bajraktari, apo Vaso Tole me « Valle Antike ».

Nuk u harrua as Paganini me « Kapriç për violin solo nr 20 » ku ishte Soliste Tea Peti dhe as Boccherini me "La musica Notturna delle strade di Madrid. Së fundmi për kënaqësinë dhe lehtësimin e spektatorëve u performua dhe Kolona Zanore muzikes së filmit "Pulp Fiction". Moderator ishte zoti. Vasil S. Tole. A.K./TemA

1 Komente

  1. M
    Molla

    HAHAHAH Akademia e fosileve sovjetike dhe parazitëve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje