Klara Ibraj, 11 vjeçarja nga Lezha është finaliste e SanRemo Junior në Itali. Klara debutoi në Teatrin Ariston mbrëmjen e 17 Prillit.
Ajo pra përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në një nga festivalet më presigjioze për zërat e muzikës rinore.
Në një postim në instagramin e saj ajo me entuziazëm shkruan : « sot dita e parë në SanRemo, u emocionova kur pashë revistën ku prezantohemi të gjithë ne finalistët.
Kur shoh emrin tim krah moshatarëve të talentuar nga e gjithë bota është tejet emocionuese. Klara ka kaluar me sukses fazën e parë dhe fazën e dytë të pranimit në festival.
Kënga e zgjedhur nga ajo është cover i këngëtares Loreen (Never enough). Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit do të mbështesë artisten e vogël në këtë eveniment të madh artistik. Ministri Gonxhe i ka uruar sukses në rrjetet sociale yllit të vogël,
Sanremo Junior është festival ku marrin pjesë këngëtarë solistë të moshave 6-15 vjeç. Përzgjedhja është shumë strikte, me një juri me ekspertë ndërkombëtarë. A.K./TemA
Rilindas!Promovojeni edhe kete si sukses tuajin!
Derisa nuk ka kenduar shqip as qe na plas zaho fare per kete talentin e Leshes.