Vazhdon të shfaqet fundjavave në Teatrin Metropol « Maçokët kushërinj » bazuar në fabulën e famshme për fëmijë të Ezopit.
Kjo fabul e Ezopit tregon për dy maçokë, njëri që jeton në qytet dhe tjetri në fshat. Maçoku i qytetit, i mësuar me jetën e shpejtë dhe të pasur me ushqime të shijshme nga kontejnerët e mbeturinave, u takua me maçokun e fshatit.
Maçoku i fshatit jetonte një jetë të thjeshtë, por të lumtur, duke gjuajtur minj dhe duke shijuar freskinë e natyrës. Ata shkëmbyen përvojat e tyre dhe kuptuan se lumturia nuk vjen nga pasuria apo lehtësia e jetesës, por nga paqja dhe kënaqësia me atë që ke.
Kjo shfaqje sado që është një shfaqje për fëmijë dhe është e dizajnuar vetëm për ti folur mendjes së tyre mund të na shërbejë dhe ne të rriturve për të mësuar më shumë mbi veten tonë dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. A.K./TemA
Lini një Përgjigje