
Në mjediset e bibliotekës “Dritëro Agolli” në Fier është promovuar libri i ri i gazetarit dhe politikanit të njohur Namik Dokle.
Titulli intrigues i librit është « Vallëzim me hënnën » dhe ai përmban të plotë legjendat e vendlindjes së tij, Gorës.
Mes miqve e dashamirëve, lexuesve dhe studiuesve por jo vetëm, Namik Dokle foli për librin nën shoqërinë e drejtoreshës së bibliotekës Klodjana Gjata.
Libri përbëhet nga 52 rrëfenja autentike të vendlindjes së tij që tregohen me një stilistikë të veçantë dhe joshëse. Libri botohet nga e mirënjohura shtëpi botuese “Toena”. A.K./TemA
Lini një Përgjigje