FOTOT/ Promovohet libri me intervista të Ismail Kadaresë, në audiencë figura të njohura të kulturës

20 Prill 2024, 19:05Kulturë TEMA
FOTOT/ Promovohet libri me intervista të Ismail Kadaresë, në

Në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri Universiteti Europian i Tiranës dhe UET Press sollën për lexuesin librin me intervistat e Ismail Kadare.

Këto intervista janë realizuar përgjatë 20 viteve nga gazetarja Eni Vasili. Raportet e Kadaresë me diktaturën, krijimtaria para e pas rënies së komunizmit si dhe qëndrimi i tij ndaj çështjes shqiptare ishin disa nga qasjet e këtij aktiviteti.

“Letërsia është për mua një lloj jete paralele... Jeta sa ç’është mikja më e madhe e letërsisë, aq edhe armikja më e madhe e saj.

Sepse ajo kur hyn në mënyrë të dhunshme në letërsi, kur e ka pjesën e vet më shumë se ç’duhet ta ketë, e dëmton letërsinë. Ashtu sikurse mungon, e dëmton letërsinë. Letërsia është një jetë paralele, sepse po të ishte pasqyrim i jetës, njerëzit s’do të kishin nevojë për të.”- thotë vetë Kadare.

Në promovim përveç zonjës së Ismail Kadare, Helena Kadare, ishte i pranishëm dhe botuesi Henri Çili. A.K./TemA