Netflix thotë se të ardhurat e tij kanë rënë pjesërisht pas një shumëfishimi në shpërndarjen e passwordeve.
Gjiganti i transmetimeve televizive ka thënë se ka shtuar rreth 9.3 milionë klientë në muajt e parë të vitit duke e çuar numrin total të të abonuarve në 270 milionë.
Kjo kompani tha gjithashtu se të ardhurat e saj në muaj e parë të vitit ishin rreth 2.3 bilion.
Por kompania do të ndalojë së raportuar numrat e të të abonuarve duke filluar nga vitit tjetër.
Duke lajmëruar vendimin, kompania tha në në një letër për aksionerët se “në ditët tona të hershme kur kishim pak të ardhura apo përfitime, anëtarësia ishte një tregues i qartë i potencialit tonë të ardhshëm.”
Ato shtuan se sot, numri i të abonuarve është bërë thjesht “një përbërës i rritjes tonë”, duke i kërkuar investitorëve të fokusohen në të ardhurat dhe përfitimet.
Të ardhurat e saj për çerekun e parë të vitit u rritën me 15%. Kompania gjithashtu shfaqi hite si drama-krim “Griselda”.
Disa investitorë e panë vendimin e papritur për të ndaluar së raportuar numrat e të abonuarve si shenjë që vala e rritjes së klientave të Netflix mori fund.
Simon Gallagher, një drejtor i mëparshëm i Netflix dhe tani drejtor i argëtimit në firmën e investimeve SPG Global thotë që “numrat tregojnë një performancë të mirë por kjo nuk do zgjasë”.
Është një pasojë që prej “ndarjes së passwordeve” që e vumë re se në tremujorshin e fundit dhe ka filluar në këtë tremujorsh dhe do të vazhdojë për një tremujorsh tjetër ose për dy por ka pritshmëri që do të marrë fund në këtë kohë vitin tjetër.”
Ai gjithashtu tha se kompania do që njerëzit të tejkalojnë fiksimin me numrat. Por lëvizja për të ndalur së shpërndari numrat e të abonuarve ka qenë kontroverse me analistë në SHBA.
Jamie Lumley i firmës që merret me kërkime Third Bridge shkroi se vendimi ngre pyetje për prospektet e rritjes së bazës së të abonuarve të Netflix.
Gjigantë të tjerë të teknologjisë si Meta dhe “X”, më përpara Twitter, gjithashtu ndalën së raportuari numrat e përdoruesve ndërkohë që rritja ndaloi.
Analistët thanë se kompania përfitoi gjithashtu prej gjurmës së saj globale që e ndihmoi të ruante një vijë të fortë me shfaqje të reja, pavërësisht grevave që tronditën Hollivudin vitin e kaluar. A.K./TemA
Lini një Përgjigje