KOSOVA/ Vjen në Teatrin e Kosovës "The best european show", një shfaqje e bashkëprodhuar nga pesë teatro europiane

20 Prill 2024, 12:06Kulturë TEMA
KOSOVA/ Vjen në Teatrin e Kosovës "The best european show",

Vetëm një javë na ndan deri në premierën e “The Best European Show” që do zhvillohet me datë 25 dhe 26 Prill në Teatrin Kombëtar të Kosovës në sallën e kuqe.

“The Best European Show” - bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatro Due - Parma, Teatri Kombëtar Slloven - Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta i cili pas turneut në Poloni, Itali, Maltë e Slloveni po vjen edhe në Prishtinë.

"The Best European Show" me regji të Haris Pašovic, bashkëprodhuar nga pesë teatro evropiane, ndër ata Teatru Malta (MT), JK Opole Theatre (PL), Teatri Kombëtar Slloven Nova Gorica (SI), Teatro Due (IT) dhe Teatri Kombëtar i Kosovës (KS), është një komedi satirike për një juri eklektike evropiane që duhet të përcaktojë fituesit e festivalit të fundit teatror duke i hapur përfundimisht rrugën dixhitalizimit të teatrit.

Kjo juri përbëhet nga një kritik teatri, një zyrtar shtetëror, një divë, një drejtor teatri, një menaxher teatri dhe një shkrimtar, të cilët formulojnë mendimet e tyre ndërsa kritikojnë çdo performancë gjatë një procesi rraskapitës të vlerësimit.

Teksti vjen nga Marko Bratush dhe Haris Pashoviq dhe regjia nga Haris Pashoviq. Në role kryesore janë Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakowska, Blazej Stencel, Jammeh Diangana, Paola de Crescenzo dhe Lumnije Sopi. A.K./TemA

Lini një Përgjigje